Aktori Osman Azemi, javën e kaluar kishte dhënë një deklaratë për Shqipërinë që shkaktoi debat të madh në opinionin publik.
Për këtë temë po diskutohet në “Pressing” të T7, të hënën.
Ai tha se ka respekt për Buzhalën, por theksoi se nuk është pjesë e asnjë partie politike.
“Unë kam folur atë ditë për sport, nuk e kam marrë afër zemre, sa e kam marrë nga disa mediume, si psh pa dashur me përmend emra se kam shumë respekt. E kqyr storien tem edhe thotë Albin Kurti, mua – sinqerisht rrethi im më njohin unë nuk i përkas asnjë partie politikë. Kam shokë në të gjitha partitë politike, por nuk jam pjesë e asnjë partie politike”.
“Nuk po du me më keqkuptu Berat Buzhala, por nuk e kam pritur që më thotë je me Albin Kurtin”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express