Femijët e Michael Jackson ende nuk mund të përfitojnë nga trashëgimia e madhe që u ka lënë babai i tyre.
Pas vdekjes tragjike të Jackson, shumë po pyesin se kush e trashëgoi pasurinë e madhe të mbretit të popit, e vlerësuar në 116 milionë dollarë. Pavarësisht se emri i tyre ishte në testamentin e Jackson, tre fëmijët e tij nuk kanë marrë asgjë nga trashëgimia që babai i tyre u ka lënë pëe shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore.
Vdekja e Michael Jackson në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare dominoi titujt në mbarë botën. Në vitet pas vdekjes së tij, pasuria e Jackson ka vazhduar të shtohet, që thuhet se ka sjellë gjysmë miliardë dollarë në vetëm tre vjet, sipas mediave.
Kjo ka ardhur shkak të sipërmarrjeve të tilla si filmi “This Is It”, i cili siguroi një shumë prej 60 milionë dollarësh, një kontratë të re regjistrimi prej 250 milionë dollarësh dhe turneun e suksesshëm Immortal World të Cirque du Soleil, i cili fitoi mbi 75 milionë dollarë në 2012.
Megjithëse testamenti i Jackson i depozituar në vitin 2002, shkruante se pasuria do të shpërndahej për “Michael Jackson Family Trust”, ku 20 për qind shkon për bamirësi, pjesa tjetër shkon për nënën e tij, Katherine Jackson, dhe një pjesë për tre fëmijët e tij. Por shpërndarja e pasurisë mes tre fëmijëve nuk është dhe kaq e thjeshtë.
Situata është ndërlikuar për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Jackson dhe IRS. Derisa kjo mosmarrëveshje të zgjidhet, fëmijët e tij nuk mund të kenë akses në asnjë prej trashëgimisë së tyre prej 116 milionë dollarësh .
Edhe pse fëmijët e tij nuk kanë marrë ende trashëgiminë e tyre të plotë, thuhet se atyre u sigurohet një shumë e konsiderueshme.
Megjithatë, fëmijët e Jackson janë ende të privuar nga trashëgimia e tyre e ligjshme. Ata marrin një kompensim nga pasuria për të përmbushur nevojat dhe stilin e tyre të jetesës, por mosmarrëveshjet ligjore të pazgjidhura mbi pasurinë e Jackson i kanë lënë ata pa akses të menjëhershëm në pasurinë që babai i tyre kishte menduar për ta.