Eksperti austriak reagon ashpër ndaj Francës: Bëri një marrëveshje kaq të ndyrë; Kurti t’i dërgojë notë proteste në të gjitha ambasadat

Shteti francez edhe njëherë tregoj qëndrimin e tij sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën e tij të fundit në Beograd i ofroi mbështetje shtetit serb, madje ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë.

“Dua t’ju them se Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomikë dhe kulturorë. Mendoj se i kemi përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë. Faleminderit shumë për këtë vizitë, faleminderit për miqësinë tuaj. Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë”, deklaroi Macron në fjalimin e tij.

Pas këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet marrë serizoisht partneritetin e Francës me Serbinë, pasi në kohën kur po përmendet ҫështja e urës së Ibrit, nuk po ipen sinjale të mira.

Një reagim e pati edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se do bashkëpunim të ngushtë edhe me Francën, që e konsideron si vend mik dhe aleat të rëndësishëm.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Francën që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO”, tha Kurti.

Mirëpo, a duhet të reagoj Kosova në këtë rast kur shteti francez po armatos Serbinë, shtetin gjenocidal që herë pas here kërcënon Kosovën, organizon sulme e sulmon qytetarët e Kosovës?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ eksperti austriak, Gunther Fehlinger. Ai këtë partneritet mes këtyre dy shteteve e ka quajtur si ‘boshti i Fatkeqësisë së Serbisë Franceze’.

“I gjithë Ballkani është i siguruar nga NATO dhe BE, pse i duhen Serbisë avionë të tillë?”

“Politika franceze ballkanike çon gjithmonë në katastrofë. Shitja e avionit luftarak francez Serbisë është një fatkeqësi absolute dhe duhet të ndalet nga BE. Si ndodh që ne si evropianë t’i shesim Serbisë avionë luftarakë, e cila kërkon që Kroacia të blejë më shumë aeroplanë amerikanë dhe Kosova të blejë më shumë raketa amerikane për të rrëzuar avionët serbë nga Franca të paguar nga fondet evropiane? BE-ja po i paguan miliarda Serbisë dhe Serbia blen avionë francezë të cilët do t’i rrëzojmë me thumbues të Kosovës të financuar nga BE? Kjo është e çmendur. Ne si BE subvencionojmë të gjitha shtetet e Ballkanit dhe për çfarë? Për një garë të madhe armësh në Ballkan”, pyet eksperti.