Pasditen e së shtunës numri i ushtarëve të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit është reduktuar.
Në urë kanë mbetur vetëm dy autoblinda të forcave italiane, ndërsa trupat çeke, të pranishme më herët, janë tërhequr.
Në pjesën e parë të ditës së shtunë, në urë ka pasur forca të shtuara të KFOR-it.
Ky mision nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it për arsyen e përforcimeve, por një pjesëtar i KFOR-it në vend të ngjarjes ka thënë se bëhet fjalë për një “operacion rutinor”./REL