Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj shtimit të trupave të KFOR-it mbi urën e Ibrit.
Kastrari ka bërë me dije se ky është akti i parë simbolik i vendosjes së kufirit administrativ të autonomisë serbe.
Ai i ka fyer njerëzit e pushtetit, duke e quajtur hajvana.
“MOS U TUTNI! Nuk është agresori NATO! Mbi urë janë çlirimtarët: Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Agim Bahtiri, Mefail Bajçinovci, etj…..😂😂😂😂.Ky është akti i parë simbolik i vendosjes së kufirit administrativ të autonomisë serbe andej urës! Urime hajvanave!”, ka shkruar Kastrati.