Në postimin e tij, ai shfaqet pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së ‘Big Brother’, me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”,
duke lënë ndjekësit të pyesin se çfarë mund të jetë duke u përgatitur.
Ky postim ka ndezur spekulime të shumta për rolin e tij të mundshëm në edicionin e tretë të këtij formati televiziv të njohur.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni për rikthimin e tij.
Përkundër kësaj, koha dhe natyra e postimit sugjerojnë se diçka mund të jetë në rrugë e sipër.