Minatorëve të Trepçës u është kërkuar ta nënshkruajnë një deklaratë, të cilën e ka sigurusr “Jepi zë”, përmes së cilës ata obligohen të punojnë gjatë fundjavëve.
Ky zotim u kërkohet të bëhet për t’i zëvedësuar ditët e humbura të punës, gjatë kohës që minatorët hynë në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave nga maji.
Ditët e zëvendësuara, sipas deklaratës, numërohen si të rregullta dhe pa shtesa.
Ndërkaq, pagesën për këto ditë të zëvendësuara, minatorëve që akoma nuk u janë dhënë pagat e korrikut dhe të gushtit, u thuhet se do ta marrin “nga shitja e produkteve të ndërmarrjes”.