Gjermania i është bashkangjitur shqetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me operacionin e sotëm në veri të vendit, ku u mbyllën pesë institucione paralele serbe.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë njoftimi (për operacionin) nuk është konsultim dhe se Gjermania i bashkohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara.
”Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje me integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës”, ka thënë Rohde, në një postim në “X”.
Ai ka shtuar se “nuk duhet të shkaktojmë kriza pa nevojë”.