E fundit, Kiara Tito i “rremben” vendin e punes Xhemi Shehut si moderatore?

Pak ditë më parë u njoftua nga TCH se Xhemi Shehu dhe Jul Deda do të jenë dy moderatorët e rinj të “Fiks Fare”.

Duke qenë se Xhemi Shehu do të jetë tashmë çdo mbrëmje në transmetim në “Fiks Fare”, vendi i saj si moderatore e “Portokalli” mbetet i lirë.

Dhe kush po thuhet se do e zërë këtë vend? Kiara Tito!

Sipas disa zërave, thuhet se po bisedohet që Kiara Tito do të jetë moderatore e “Portokalli”, ndonëse ende nuk është vendosur asgjë.

Të shumtë janë emisionet që po përflitet se do të moderojë Kiara Tito, nga Kosova në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë, gazetari Bled Mane tha se Kiara Tito do të moderojë emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” krah Elvis Naçit. Ndërkohë, burime ekskluzive për “Bordo” konfirmojnë se Kiara Tito do të jetë moderatore e BBVK3, pjesë e të cilit do të jetë edhe Luiz Ejlli si producent.

Tani mbetet vetëm të presim ku do ta shohim Kiara Titon…