Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë qenë në qendër të mediave rozë,
pasi u përfolën për një krizë të mundshme pas disa vitesh martesë.
Gjithçka nisi nga një shprehje që Getoar Selimi shpërndau pak ditë më parë në instagram, e cila linte vend për interpretim se mes tij dhe Marinës ka një krizë në marrëdhënie.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ditën e sotme, reperi ka ndarë dy video në instagram ku duket se po kalon kohë me partneren dhe vajzën e tyre, Marget.
Videot janë xhiruar të dyja nga Marget e cila luan nga telefonin e të atit, teksa prindërit konsumojnë mëngjesin bashkë. Në videon e parë shfaqet vetëm reperi. Ndërsa në videon e dytë shihet Getoari në një tavolinë me Marinën të ulur përballë njëri tjetrit.
Çifti shihet se janë mjaft mirë me njëri-tjetrin tashmë…edhe nëse ka pasur krizë, duket se ka qenë momentale. 🙂