15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.
Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.
Sipas informacioneve, Hasani ka qenë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.
Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.
Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.
Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.
Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.