Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit (VIDEO)

Në vitet e fundit është shtuar numri i qytetarëve të cilët migrojnë drejt vendeve evropiane për një jetë më të mirë.

Qytetarët kërkojnë pagë më të mirë, sistem shëndetësor, e arsim më cilësor. Ndërsa, sa herë që ata vijnë në pushime në Kosovë, një nga temat më të shpeshta mes tyre me rrethin familjar apo shoqëror, është fitimet në një shtet evropian.

Me këtë rast tiktokeri Marjan Komani në një bashkëbisedim me një mërgimtar nga Zvicra tregon se sa është paga mesatare atje, shpenzimet dhe sa mund të kursejnë në fund të muajit.

Ai thotë se paga mesatare në Lucern ku jeton dhe vepron ai është 5 mijë franga, gjersa në detaje tregon se si shpenzohen dhe sa ju mbesin në fund, e që i doli rreth 900 franga.

Duke parë se kjo është një nga temat më të shpeshta në shoqërinë tonë, video vetëm në 24 orët e para ka marrë mbi gjysmëmilion shikime në rrjetin social TikTok. /Telegrafi/

VIDEO