Menaxheri i këngëtarit të njohur shqiptar, Blerim Muharremi Ardian Prena i ka dhënë ultimatum këtij të fundit pas një pauze të gjatë të tij në muzikë.
Ai përmes një Instastory i ka dhënë Bleros afat vetëm dy javë të realizoj pesë këngë.
“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e din çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, ka shkruar ai.
Mes rreshtash, Prena ka shkruar #stoplove duke iu referuar postimeve të fundit të këngëtarit.
