Që nga kjo e hënë Policia e Kosovës nuk e lejon asnjë qytetarë që posedon patentë shofer ilegal serb që të vozis automjetin e tij. Njohësit e sigurisë dhe përfaqësuesit politik besojnë që nga Policia e Kosovës nuk do të ketë veprime dhe gjoba rigoroze, madje nëse është nevoja kërkojnë të ketë edhe afat shtesë për konvertim.
Po kontrollojnë, nëse posedojnë patentë shoferët që i lejojnë ligjet e Kosovës.
Kështu, kohë pas kohë, zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri të vendit ndalin vetura për të kontrolluar nëse shoferët kanë patentë shofer legal.
Kjo pasi që nga kjo e hënë ata mund të marrin gjoba nëse paraqesin, patentë shofer që janë të lëshuara nga Serbia,
Por, njohësi i sigurisë Arben Dashevci beson se Policia e Kosovës nuk do të shkon me kontrolle dhe dënime të ashpra.
Arben Dashevci, njohës i sigurisë tha se “Në këtë pjesë të Kosovës, sa i përket më para targave, kurse tash edhe patentë shoferëve gjithmonë kanë shkuar me politikë të butë, duke dhënë afate shtesë dhe duke mos shqiptuar dënime të larta ose të shumta”.
Dashevci thotë se nëse ka kërkesë nga qytetarët serb, edhe për një shtyrje të afatit institucionet duhet ta konsiderojnë.
Arben Dashevci, njohës i sigurisë deklaroi se “Nëse qytetarët anej lumit Ibër, pa dallim etnie kërkojnë shtyrje të afatit, atëherë besoj fuqishëm që Policia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës duhet të i shqyrtojnë, edhe nëse ipën nuk ka asgjë të keqe”.
Kurse politikë të ashpër ndëshkimore nuk po kërkon as Betim Osmanit, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut, por që edhe nëse ndodhin dënime atëherë policia kryen vetëm detyrën e tyre.
Betim Osmani, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut tha “Besoj që ka pasë kohë të mjaftueshme që qytetarët të i konvertojnë këta patentë shofer, dhe besoj se nuk ka nevojë për dënime të ashpra, por edhe nëse ka nevojë, Policia e Kosovës duhet me kry punën e vet nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, për çdo ditë policia e Kosovës ndalë vetura pa patent shofer, andaj nuk ka asgjë të keqe”.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil, deri të premten e kaluar 6509 kanë kthyer patentë shoferët nga ilegal në të Kosovës./RTVDukagjini/