Shumë figura publike kanë një raport shumë të mirë dhe të afërt me ndjekësit e tyre.
Getinjo është një nga artistët që ka një komunikim të mirë si virtual ashtu edhe fizik me ndjekësit.
Sot, reperit ditën ia ndreqi një i moshuar, duke i thënë “Sa herë të shoh më bëhet zemra mal”.
Këto komplimente janë motivuese për të gjithë artistët, e sigurisht edhe për reperin nga Ferizaji, shkruan kosovarja.