Trajneri Tahir Lushtaku ka qenë mysafir mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7, ku u diskutuan tema të ndryshme.
Prej temave që u prekën ishte edhe ajo e angazhimit të trajnerëve apo edhe futbollistëve serbë në kampionatin shqiptar.
Ai pati një porosi dhe një kritikë për klubet shqiptare.
“Në emër timin personal nuk e pranoj as trajnerin që është te Skënderbeu. Nuk shkon një trajner serb me një klub me emrin Skënderbeu. Në Shqipëri siç duket nuk mendojnë shumë gjatë, por më shumë po i kqyrin interesat personale”, deklaroi Lushtaku.