Ky është Fehmi Carani që po hetohet nga shteti, pasi u kap duke punuar ilegalisht në lagjen serbe

Kompania nga Mitrovica dy javë më parë është kapur nga Policia e Kosovës duke shtruar asfalt në vendbanimin “Lugina e Diellit” që është projekt i financuar nga Serbia në Veri të Kosovës.

Më 9 gusht të këtij viti makineri pune ishin parë tek asfaltonin në vendbanimin “Lugina e Diellit”- një projekt i Qeverisë së Republikës së Serbisë në Veri të Kosovës që është kontestuar vazhdimisht ligjshmëria e tij nga autoritetet kosovare.

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet ndaj Fehmi Caranit nga Mitrovica

“Është pranuar informacion nga ana e Policisë së Kosovës për ndërtim – punime pa leje te organit kompetent në lokacionin e lartë cekur, për çka dhe është autorizuar Policia e Kosovës që të hapet rast për një person me iniciale F.C., për veprën penale ‘Ndërtimi pa leje’”, thuhet në përgjigjet e prokurisë

Policia as Prokuroria nuk kanë treguar se kush e kishte kontraktuar firmën “Urban O.P”, aktualisht në pronësi të Ibish e Naim Ceranit, për këtë punë dhe se kush do ti paguante shërbimet e saj

Kjo firmë, që në platformën “prokurimi i hapur” del që më herët të ketë pasur edhe emrin “N.N.SH. “Urban”, por që me të njëjtin numër identifikues tash del si “Ruban O.P”, ka pasur edhe një ortak. Del që pos Ibish Ceranit, ortak ka qenë edhe Zija Ahmeti.