I dolën pamjet duke vozitur “çmendur” te rrethi në Prishtinë, policia i shqipton gjobë shoferit

Policia e Kosovës ka reaguar pas pamjeve të publikuara të një veture të cilën shoferi po e voziste në mënyrë të rrezikshme tek rrethi kryesor në Prishtinë.

Në videon e publikuar nga policia njoftohet se shoferi është identifikuar dhe i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video: