Gazetari shqiptar, Ervin Baku ka qenë kryetemë këtyre ditëve.
Ai doli live në një televizion shqiptar, duke veshur një fanellë serbe.
Baku sonte e ka sqaruar këtë situatë.
“Ajo është një fanellë sportive e Serbisë. Në fillim dua të them se ajo paraqitje nuk tregon absolutisht fare një dashuri timen për shtetin e Serbisë. Për këtë bëra një ndjesë publike. Ajo ishte një fanellë sportive dhe sporti është paqe. Lufta ka mbaruar. Ne shqiptarët jemi fitimtarët e luftës dhe serbët janë humbësit e këqij të luftës. Një ditë Serbia do të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin që ka bërë një Kosovë. Jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë Kosovën. Partizani i Tiranës tani po negocion me një trajner serb. Nëse do ta dija që do të ishte një reagim i tillë, nuk do ta vishja kurrë atë fanellë”, tha Baku.