Vesa ka dy fjalë për Albën pas prishjes së raporteve, tregon edhe mesazhin që mori nga motra e saj

Gjatë edicionit të dytë në ‘Big Brother VIP Kosova’ Vesa Vllasaliu dhe Alba Vukaj krijuan raporte mjaftë të ngushta, të cilat premtuan që do t’i realizojnë edhe jashtë reality show-it.

Por mesa duket kjo nuk po ndodh ashtu siç ishin shprehur banoret.

Bukuroshja nga Gjilani kishte lënë të nënkuptohet se Alba nuk e ka respektuar dhe se për këtë nuk flasin më.

“Ti ke qenë me Albën shoqe më e mirë, çfarë u bë tani me Ilirianën?”, ka qenë pyetja që iu bë.

“Rri edhe ju jap respekt atyre që më japin”, ishte shprehur Vllasaliu.

Por, kjo deklaratë e saj i ka penguar motrës së Albës.

Vesa Vllasaliu tha se ka marrë një mesazh nga motra e Albës ku shkruante: Po don me marrë vëmendje nga Alba.

Ndërsa Vesa, pas kësaj i la Albës një mesazh në një emision.

“Albës do t’i kishe thënë që nëse ka problem me mu duhet të më shkruaj vetë ajo”, tha ajo në emisionin ‘Ftohtë e Nxehtë’.