Dramat në jetën personale të këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur.
Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.
Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai, duke shtuar se mallin për të dashurën e tij e ndjen në çdo çast. Ai e quan atë “dashurinë e jetës së tij”, shkroi ai dhe thekson se askënd nuk e ka dashur si atë.