Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll do të përballet me Serbinë në “Letzigrund” të Zuerichut, ka njoftuar Federata Zvicerane e Futbollit. Ndeshja Zvicër – Serbi do të zhvillohet më 15 nëntor nga ora 20:45 dhe i takon Ligës së Kombeve.
Ndeshjen e parë kundër Serbisë helvetikët e zhvillojnë më 12 tetor në Beograd.
Zvicra dhe Serbia janë së bashku në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Përveç Zvicrës e Serbisë, do të jenë edhe Spanja dhe Danimarka.
Por vëmendjen më të madhe në grup do ta marrë përballja e Zvicrës me Serbinë. Dhe në fokus do të jetë sërish kapiteni Granit Xhaka.
Xhaka bashkë me Xherdan Shaqirin ishin protagonistët kryesorë në përballjet e mëhershme të Zvicrës me Serbinë.
Xhaka e Shaqiri e kanë dërguar dy herë Serbinë në shtëpi nga Botërori – në “Rusia 2018” e “Katari 2022”. Shaqiri pas Kampionatit Evropian që u zhvillua në Gjermani u tërhoq nga Përfaqësuesja e Zvicrës.