Peter Willems nga Belgjika se bashku me bashkëshorten e tij 15 vitesh kalon pushimet në Pogradec. Ai thotë se arsyja që vjen prej kaq shumë vitesh në qytetin liqenor janë njerëzit mikpritës, ushqimet e shijshme, liqeni dhe qetësia që ai gjen këtu.
“Ne vijmë nga Belgjika, kemi shumë vite që vijmë çdo verë këtu. Është shumë bukur çdo vit e më tepër, zhvillim patjetër që ka. Infrastruktura po ndryshon, këtu njerzit janë shumë mikpritës, liqeni të fal qetësi, çmimet janë shumë të përballueshme dhe ne kënaqemi përherë kur vijmë“- u shpreh Peter Williams.
Gjatë gjithë këtyre viteve Peter u ka folur miqve të tij për Pogradecin dhe bukuritë që ofron ky qytet, të cilët kanë qënë të interesuar për ta vizituar Qyteti i Pogradecit bashkë me fshatrat turistike të Linit e Tushemisht por dhe zonën e Mokrës ku ndodhen dhe varet ilire dhe Ura e Golikut janë vizituar nga shumë turistë të huaj, kryesisht të ardhur nga Europa Veriore.