Policia e Kosovës i ka bërë kërkesë të gjithë qytetarëve që janë viktimë e mashtrimit të “GG Exclusive” kompani nën pronësi të Granit Gojanit të lajmërohen.
Policia përmes njoftimit ka bërë me dije se Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorinë Themelore, po kryen hetime ndaj kompanisë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyrë në Çagllavicë të Graçanicës, nën dyshimin se janë kryer veprat penale: Mashtrim- sanksionuar si dhe shmangia nga tatimi.
Këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti2022 deri në gusht të viti 2024.
Disa qytetarë dyshohet se u mashtruan nga pronari i kompanisë, bën me dije policia.
Sipas tyre, ata thonë se kanë paguar për ndërtimin e vilave të drurit, mirëpo ato nuk u ndërtuan asnjëherë.
“Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të paraqiten ne stacionin me te afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë