Katër orë pritje e kolonë rreth 2 kilometra në Merdare për të dalë nga Kosova

Deri në katër orë po iu bie mërgimtarëve të presin në pikëkalimin kufitar në Merdare, për të dalë nga Kosova. Në hyrje, pritjet janë 20-30 minuta.

Kolona ka arritur deri në 1 mijë e 700 metra, sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona ka edhe në dalje të pikëkalimit kufitar në Jarinje. Pritjet atje janë deri në një orë.

Nëpër pikëkalimet tjera kufitare, pritjet janë nga 3 minuta deri në 10 minuta.