Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, permes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se po t’ia premtonte kryeministri Kurti postin e presidentit Ramush Haradinajt do t’i ndryshonte fjalët për të.
Kjo deklaratë e deputetit vjen pasi Haradinaj së fundmi ka kritikuar kryeministrin Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët që po i thotë për to sot.
Vetëm ta dimë ku jemi dhe çfarë opozite kemi. Për ndryshe sipas gjitha sondazheve Ramushi është në rrugë të mbarë me marrë në thu në prag në zgjedhjeve të ardhshme.