Media prestigjioze britanike, The Guardian, i ka dedikuar një artikull kulturës në Kosovë.
Ai ka shkruar për Rita Orën, Dua Lipën si dhe Sunny Hill Festival.
Mes tjerash, në artikull ka përmendur edhe artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dorën.
Ka përmendur bashkëpunimet e suksesshme të këngëtares me yje të famshëm botëror.
“Njëra prej tyre, Dhurata Dora, ka më shumë se 860 milionë shikime në YouTube me hitin e saj të madh “Zemër”, bashkëpunim i vitit 2019 me reperin algjerian, Soolking, që ishte pjesë e top-listave në Belgjikë, Zvicër dhe Francë.
Bashkëpunimi i Dorës më 2021 me reperin francezo-kongolez SIMS, “Only You”, u certifikua si i artë në Francë dhe platin në Zvicër dhe performanca e saj me yllin e “Voice of Albania”, Yll Limani, pa dyshim ka qenë kryeperformanca në gjuhën shqipe në festivalin e sivjetmë të Sunny Hill-it”, thuhet në artikull.
Përmendet po ashtu edhe Era Istrefi, Noizy e reperi tjetër i njohur nga Ferizaj, Buta.
Shiko foton: