Emisioni i dashurisë i cili u komentua shumë, “It’s my love”, duke se i ka sjellë të ardhura të mira financiare, Valon Malokut.
Pronari i televizionit dhe njëherësh edhe moderatori i emisionit në fjalë, Valon Maloku tha se ky projekt i ka sjellë rahati por edhe para.
“Kom bo pare me It’s my love, është një punë që paguhet.
Shikueshmëria paguhet në këto vitet e fundit dhe duhet me e ndjekë shikueshmërinë për me dashtë me u pagu.
Paguhet mjaftë mirë, paguhet mjaftueshëm që mua me ma jap një komoditet për me vazhdu më tutje” u shpreh Maloku.
Mes tjerash, Valoni iu kundërpërgjigje gjithë atyre që e përqeshin këtë emision, duke i thënë se ata duan të jenë pjesë e këtij realityshow por nuk e kanë guximin me marrë pjesë.