Qindra qytetarë nga vende të ndryshme kanë filluar të mblidhen për të marr pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, në fshatin Klinë e Ulët të Skënderajt.
Kufoma e tij po mbahet në xhaminë e fshatit “Xhamia e Haxhilerëve”, raporton KosovaPress.
Trupi i pajetë i tij u soll nga Serbia në Kosovë mëngjesin e së premtes. Po atë ditë, u identifikua nga familjarët e tij dhe iu bë autopsia.
Hajrzi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, derisa kufoma e tij u mbajt atje rreth 2 javë.
Faton Hajziri u arratis nga burgu për të nëntën herë më 6 korrik të këtij viti.