Artriti mund të jetë një gjendje e pakëndshme dhe e dhimbshme, me të cilën është e veshtirë të bashkëjetosh. Llojet e ndryshme të artritit mund të shkaktojnë nyje të fryra, të ndjeshme, të ngurtësuara ose të përflakura, ose të çojnë në dobësi dhe humbje të muskujve.
Sipas MedExpress, ushqimet e pasura me kalium mund të jenë çelësi për trajtimin e artritit. Kaliumi dietik ndihmon në balancimin e natriumit të tepërt nga kripa, duke reduktuar mbajtjen e lëngjeve dhe duke ndihmuar përdorimin e duhur të kalciumit në kocka dhe nyje.
Pacientët me artrit reumatoid (RA) janë përshkruar se kanë përqendrime të konsiderueshme të ulëta të kaliumit sesa njerëzit e shëndetshëm dhe studimet treguan se suplementet e kaliumit ulnin intensitetin e dhimbjes.
Përveçse mund të blini suplemente me kalium, sugjerohet që të shtoni në mënyrë specifike katër fruta në dietën tuaj që mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të kaliumit. Bëhet fjalë për bananen, pjeprin, portokallin dhe kajsinë.
100 gram banane përmban 358 mg kalium, ndërsa e njëjta sasi e pjeprit ka 267 mg. 100 gram portokall ka 181 mg kalium dhe kajsia ka 259 mg. Megjithatë, kajsia e thatë është më e pasur me kalium.