Pas videos së publikuar ku biznesmeni i Regina Group shfaqej duke qëlluar me grusht një qytetarë, ka reaguar vetë Bedinaj me anë të një videoje të siguruar nga Report Tv.
Bedinaj shfaqet në video me personin që e qëlloi me grusht, duke thënë se ngjarja nuk ka ndodhur sot por para një muaji e gjysëm dhe se të dy ata janë biznesmenë në Vlorë në sektorin e turizmit.
Sipas Bedinaj ngjarja u sqarua vetëm 30 minuta pasi ndodhi dhe të dy kanë bizneset pranë dhe bashkëpunojnë në turizëm.
‘Të nderuar bashkëqytetarë, ju që keni lexuar lajme nëpër portale. Ne jemi dy komshinj, të dy pronarë që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Dhe patjetër dhe ne me mish jemi dhe me gjak. Kemi gabuar. Dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para 1 muaji e gjysëm. Nuk ka lidhje me ditën e sotme, ne sot po ju shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik. Që tashmë e dinë që është një qytet turistik. Unë dhe komshiu im këtu në zonën më të mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për tu shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv.
Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë nga ajo që keni parë sot nga portale dashakeqe, qënë radhë të parë dëmtojnë imazhin e një qyteti turistik, por edhe tonin personal që të gjithë gabojmë dhe të gjithë i kërkojmë falje njëri tjetrit. Kjo është më kryesorja që ne vazhdojmë të punojmë për një qytet të bukur për një zonë turistike të bukur. Ka ndodhur diçka, i kemi kërkuar kemi përqafuar njëri tjetrin po atë ditë, para një muaji e gjysëm ky muhabet.
Më e rëndësishme për në është që të na kuptoni që jemi dy qytetarë dhe jo një pronar dhe një turist. Turistët i mbajmë si në pëllëmbë të dorës. Ju mirëpresim në hotelet e mia siç më quani, apo në Jet Skit ku të kaloni orë të mrekullueshme këtu në zonën e Radhimës. Ju përshëndesim dhe një herë ndjesë për atë që keni parë sot nga ata që nuk na duan të mirën në këtë qytet. Ju faleminderit’, tha biznesmeni Vasil Bedinaj.