Klea Prenga ka akuzuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, pas një sulmi barbar që ato të dyja kanë ushtruar ndaj saj.
Kjo gjë u bë publike mbrëmjen e djeshme pas një postimi në rrjete sociale nga Klea, ku tregon foto të fytyrës së saj të gjakosur dhe me prerje mjaft të rënda direkt pas sulmit.
Klea tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë dhe akuzon Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi, ku shoqërohet edhe me një ‘mesazh’ edhe në telefonin e saj.
Policia i shpalli në kërkim motrat Berisha për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Por cili ishte shkaku i këtij konflikti mes vajzave?
Klea në reagimet e saj sqaron se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda se ka ndërhyrë në familje duke theksuar se personi që e dhunoi “nuk ka burrë”.
Pra “molla e sherrit” mes vajzave është biznesmeni i njohur, Mir Pepa, i cili njihet edhe si kunati i Antonela Berishës, pasi ka pasur një lidhje me motrën e saj Marielën me të cilën ka edhe një fëmijë.
Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar dhe nuk janë më bashkë duket se Mariela nuk e ka hedhur këtë marrëdhënie pas krahëve.
Mir Pepa është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
Shiko foton: