Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother Vip 1 ka komentuar sherrin në Pejë që po bën bujë në media dhe rrjete sociale.
Në një video në Instastory ajo shprehet se ka marrë shumë mesazhe lidhur me këtë rast ku më së shumti është pyetur për Stresin, për të cilin thotë se është një mashkull besprem dhe nuk ka burrëri.
Sa i takon dy personave të tjerë të vënë në pranga, Noizy dhe DJ Crax ajo i uron atyre të lirohen sa më shpejt dhe t’ja lënë në dorë drejtësisë të zgjidhin çështjen.
Dje Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Noizyn dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij. Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës. Ata u arrestuan në Lezhë dhe me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, akuzohen së bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të “TikTok”-ut. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë pak ditë më parë.