Çmimet e apartamenteve në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai. Të dhënat e Agjencive Imobilare që nga viti që lamë pas e në muajt e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me shpejtësi.
Në një njoftim të publikuar thuhet: “Shesim apartament 2+1+2+post parking në qendër të Tiranës, me çmim €584,000 | 1 Sallon/Kuzhine | 2 Dhoma gjumi | 2 Tualete | 1 Ballkon | 154 m2”.
Pra çmimet e banesave në Tiranë po kapin vlerat e apartamenteve në Dubai. Sepse banesat pranë porteve në Dubai nisin nga 4,900 euro e më lartë.
Por, duke theksuar se këtu ka një hendek shumë të lartë, sepse pagat në Shqipëri janë shumë herë më të ulëta se në Dubai. Në këtë pikë nuk në mbetet të themi gjë tjetër veç se “mos shpenzoni për bileta, ne Dubain e kemi këtu”.