Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim reperin e njohur Noizy dhe Bahtjar Bajraktarin.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ata po kërkohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.
Ndryshe, Policia e Kosovës që nga dje është vënë në kërkim të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, pasi i njëjti nuk është paraqitur për intervistim para organeve kompetente ashtu siç ka paralajmëruar avokati i tij.
Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.
Ndryshe, Noizy sonte do të performonte në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin.
Por, Noizy nuk është ndalë dhe ka njoftuar datën e koncertit tjetër i cili sipas tij do të mbahet më 7 gusht, në Sarandë.