Valdrina dhe Valdeti janë një nga çiftet më të dashura në rrjete sociale.
Çifti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, kanë bërë postimin e papritur në rrjete sociale.
Valdrina dhe Valdeti kanë njoftuar se po marrin një pauzë nga lidhja e tyre.
“Ne dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se kemi vendosur të bëjmë një pushim nga lidhja jonë. Ky vendim nuk ishte i lehtë për ne, por besojmë se është gjëja më e mirë për të dy ne në këtë moment.
Në muajt e fundit kemi kaluar një periudhë të vështirë që na ka kërkuar shumë. Prandaj vendosëm të bëjmë një pushim për të fituar qartësi dhe për të punuar me veten.
Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj kohe dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë,” shkroi çifti në postimin e tyre në Instagram.