Nuk lajmërohet për intervistim, Policia e Kosovës në kërkim të Noizyt

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, zyrtarë policorë, e kanë kërkuar para rreth një ore Noizyn në banesën e Bahtjar Bajraktarit, DJ-it të reperit, i cili jeton në Prishtinë.

Por, Noizy, i cili mbrëmë performoi para shumë fansave të tij në diskotekën “Venom”, nuk është gjetur në banesën e DJ-it të tij në Dragodan.

Megjithatë, Policia, në këtë lokacion e ka lënë edhe ftesën për DJ CARXX, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në përleshjen që ndodhi para disa netësh në një klub nate në Pejë.