Mimoza Mustafa prej vitesh ka qenë e pranishme në skenë duke sjellë për publikun këngë e hite të mëdha.
Ajo si rrallëherë në një intervistë ka folur për humbjen e personit të saj të zemrës, që fjala është për gjyshen.
Artistja e njohur thotë se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të, pavarësisht se ka qenë shumë e vogël.
“Është e vërtetë që unë kam qenë e lidhur me gjyshen shumë.
Kam qenë ndoshta diku pesë vjeçe ose gjashtë kur ka vdekur, mirëpo e kujtoj.
E kujtoj se unë kam fjet me gjyshen, më ka thënë mami kur më ka thirrur për me shku të gjyshja tjetër në Ferizaj nuk kam dashur.
Derisa ka qenë gjyshja e shtëpisë, unë nuk kam dashur.
Vetëm me gjyshen kam qenë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja tutje theksoi: “Më kujtohet, është shumë e çuditshme kur një mëngjes e kam zgjuar dhe nuk është zgjuar më kujtohet kur i kam thënë Oka, po zgjohesh.
Kjo më kujtohet dhe në cep të shtratit e mërzitur dhe kaq asgjë s’më kujtohet.
Kam qenë kur Oka ka vdekur. Këto i kam në mendje.
Një periudhë shumë e rëndësishme në jetën time.
Gjithmonë kam hasur fjalë të mira për të.
Mburrem që jam mbesa e saj”.
Mimoza ndër tjerash pavarësisht viteve po vazhdon të ruajë sharmin dhe elegancën.