Ushtria kineze me shpikje të veçantë, lëshon dronin e maskuar si zog (VIDEO)

Dronët e vegjël kanë zënë gjithnjë e më tepër vend në përdorimin ushtarak, sidomos që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Dronët kushtojnë pak në krahasim me mjete të tjera të sofistikuara luftarake, dhe e bëjnë më së miri punën e survejimit, por edhe duke u përdorur si armë kamikaze.

Tashmë duket se ushtritë në mbarë botën po fokusohen edhe në kamuflazhimin e dronëve.

Një rast i tillë vjen nga Kina, ku pamjet janë bërë virale në internet. Një ushtar kinez shihet teksa del nga uji dhe lëshon në qiell një dron që fluturon si të ishte zog.

Ndiqni pamjet më poshtë: