Reperit të njohur shqiptar, Stresit raportohet se iu është ngritur një fletarrest pas incidentit në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku Noizy së bashku me grupin e tij rrahu brutalisht tik-tokerin Muhamet Iseni “Medi” dhe një familjar të tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se koncerti i paraparë për t’u mbajtur sonte në Vushtrri, do të anulohet.
Sinjali raportoi ekskluzivisht për sulmin e rëndë, që siç duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.
Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.
Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.