Basha: Cila na qenka arsyeja që ura duhet të mbetet e mbyllur?

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguaer pasi QUINT dhe Zyra e BE kanë treguar se nuk përkrahin hapjen e Urës së Ibrit në këtë kohë, qëndrim ky i marrë edhe pas konsultimeve me NATO-n, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Basha ka thënë se dikur nuk lejohej hapja e Urës me arsyetim kërcënimet nga grupet kriminale dhe pyet ndërkombëtarët se cila është arsyeja që s’po lejohet hapja, meqë s’ka më kriminelë në Veri.

“Ndërkombëtarët dikur nuk lejonin hapjen e urës për shkak të kërcënimeve të strukturave kriminale në veri dhe frika nga eskalimi!

Tani që kriminelët nuk janë më, tregoni qytetarëve cila na qenka arsyeja që ura duhet të mbetet e mbyllur?”, ka shkruar Basha.