Koncerti i Malumës në Tiranë po vazhdon ende të përflitet pasi këngëtari nga Kulumbia e bëri më të veçantë Ditën e Verës në Shqipëri për të gjithë që e ndoqën nga afër.
Por dikush kishte fatin edhe më të madh që veç performancës të kalonte 10 minuta me artistin e njohur.
Besohet se në koncert morën pjesë 11 mijë vetë, dhe biletat u shitën disa orë përpara.
Megjithatë, të privilegjuarit për ta takuar yllin latin në backstage, ishin ata që blenë biletat 1 mijë dollarëshe.
Me të përfunduar perfomancën, këngëtari kolumbian u takua për 10 minuta me “vajzat fatlume”, dhe videon e këtij takimi te postuar online qe shoqerohej me shkrimin:
“Në Tiranë, Shqipëri Përshëndetje! Ju dua!”- , ndërsa qe shprehur ndërkohë edhe se vajzat këtu janë shumë të bukura!