Ditën e djeshme, lajmi për një sherr masiv mes reperit të njohur Noizy dhe një figure të famshme të TikTok-ut, Med Iseni, në Sancy Club në Pejë, bëri bujë të madhe.
Edhe pse klubi deklaroi se incidenti ndodhi jashtë ambienteve të tyre, konflikti ka tërhequr vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku.
Në këtë përplasje duket se ka qenë i përfshirë edhe reperi Stresi, duke shtuar akoma më shumë benzinë në zjarrin e këtij sherri. Med Iseni, personi që u dhunua nga grupi i Noizyt, reagoi menjëherë përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.
“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda, shikojeni vet! Isha vetë i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë,” shkruante Med Iseni në postimin e tij, duke ndarë gjithashtu bisedat e tij private me ndjekësit.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi një reagim nga Stresi, i cili përdori Instagramin për të shprehur qëndrimin e tij mbi ngjarjen. Në një postim në InstaStory, Stresi shkruante se prej vitesh ai dhe familja e tij janë sharë në mënyrë të shëmtuar për famë në TikTok.