Përkundër përplasjeve Gërvalla reagon për incidentin e Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur sot me një situatë të pazakontë në aeroportin e Shkupit.

Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes.

Një gjë të tillë s’e ka toleruar Osmani.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla është shprehur se ka nisur të mbledhë informacione për rastin.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut” thuhet në reagim

Po ashtu është bërë e ditur se MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë./Indeksonline/