KURIOZITET: Ky është shteti më i vogël në botë, me vetëm 48 banorë

Ishujt Pitcairn janë një pikë e vogël në planet, konkretisht në Paqësor, midis Zelandës së Re dhe Perusë me vetëm 48 banorë.

Pitcairn, i banuar për herë të parë në 1790, është një koloni britanike, por ka njëfarë autonomie ligjore dhe për këtë arsye konsiderohet si vendi më i vogël në botë për sa i përket popullsisë.

Është një parajsë tokësore, e mbytur në gjelbërim dhe krejtësisht e sigurt pasi të gjithë banorët njihen me njëri-tjetrin dhe nuk i mbyllin kurrë shtëpitë.

Të gjithë banorët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të piratëve të rrëmbyer Baudu dhe Tahiti.

Ishulli është jashtëzakonisht pak i populluar dhe ka vend për shumë të tjerë.

Ata që dëshirojnë të bëhen banorë të përhershëm dhe nuk kanë lidhje familjare me ishullin, ftohen të paraqesin një aplikim në Këshillin e Ishullit.

Ishulli, i cili bazohet financiarisht në Turizëm, por shpalli falimentimin në 2004 pasi pak njerëz kanë dijeni për të.

Energjia elektrike është shumë e shtrenjtë ndërkohë që popullsia e ishullit po plaket me shumicën e banorëve mbi 65 vjeç.

Të rinjtë që duhet të shkojnë në shkollë të mesme shpërngulen në Zelandën e Re, ndërsa në përgjithësi fëmijët që jetojnë në Pitcain janë të paktë.

Në 2022 interesi i planetit u ngjall për këtë pikë të Paqësorit pasi ishulli miratoi cuditërisht një ligj që lejon martesat e të njëjtit seks, me shpresen se do nxiste turizmin e homoseksualeve.

Meralda Warren, një banore 70-vjeçare, zakonisht thotë se asnjë martesë homoseksuale nuk ka ndodhur që nga miratimi i ligjit në ishull dhe beson se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Sipas banores, vetëm një banor i ishullit ishte homoseksual dhe kjo ishte shumë vite më parë.