Teknologjia po arrin deri te kafshët. Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që në një përpjekje
për t’i bërë ato të mendojnë se janë në zona më të ngrohta, një fermer i ka pajisur ato me syze të realitetit virtual.
Një fermer turk i ka mbyllur lopët e tij brenda në ambjente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër.
Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t’i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.
Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht.
Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë.