Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në lidhje me deklaratat për kriminelin serb, Milan Radojiçiq.
Haradinaj ka thënë se Bajqinovci dhe deputetët e tjerë të VV-së, këto i kanë të shkruara nga zyrtarja e njohur e VV-së, Dejona Mihali.
“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjat ëqeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës.” – ka thënë ai fillimisht në një konferencë për media.