Kushdo që do të takonte Rihannan do të çmendej nga emocionet, por jo siç duket ky fëmijë që nuk ia kishte idenë se kush ishte artistja nga Barbadosi.
Edhe pse mund të jetë idhull për shumicën e njerëz, ajo thjesht u duk si çdo person tjetër për djaloshin në fjalë.
Gjatë një eventi ku ishin të pranishëm futbollistë të Manchester Cityt, djaloshi i kërkoi Rihanna-s që t’i bënte një fotografi derisa pozonte me sportistët.
Djaloshi ishte më shumë i fokusuar që të dilte në fotografi me futbollistët e Ligës Premier sikurse Jack Grealish, Christian Pulisic dhe Yunus Musah se sa me Rihanna-n.
Futbollistët e Manchester Cityt ishin të pranishëm në New York për ndeshjen miqësore me AC Milan.
Videoja e djaloshit është bërë virale, dhe shumë fansa u habitën dhe nuk mund ta besonin se ylli i muzikës iku pa u vënë re.
Shiko videon: