Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupi i të vrarit nga policët e Serbisë, Faton Hajrizi do të kthehet në Kosovë vetëm nëse Serbia dëshiron të i bëjë ndonjë favor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse sipas tij, ky i fundit është njeri i Serbisë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka thënë se me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Milan Radojçiqit është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën.
“Radojçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radojçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radojçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën pra e shihni dallimin”.
“VV-ja për me i fshehë këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesë me sulmu UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka thënë se në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandat i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr.
Sipas tij, Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.
“Në rastin kur jam takuar me Rajdociqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind; krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre, e kemi rastin e votës në parlament rë Listës Serbe dhe VV-së, kundër kategorisë së lirisë. UÇK-ja dhe atë që e japin jetën e Kosovës lanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtin”.