Përplasjet e kryetares së Listës Guxo Donika Gërvalla me presidenten e vendit Vjosa Osmani, nuk kanë të ndalur.
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka lëshuar së fundmi ironinë e radhës për Vjosa Osmanin, duke e cilësuar si person që bënë veç llafe.
Ky “diss” i Donika Gërvallës për Vjosa Osmanin erdhi në prag të takimit që e para e vendit e ka ftuar me krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Ironia e ministres Donika Gërvalla për presidenten Osmani erdhi para mijëra bashkatdhetarëve ku u ngjit në skenë dhe fillimisht lavdëroi kryeministrin Albin Kurti dhe më pas tha: Tani do të dëgjojmë këngën e presidentes Vjosa Osmani “llafe – llafe”.